Së fundmi, Dhurata Dora lansoi bashkëpunimin e saj me Noizy që mban titullin “Mi Amor”.
“Le të ndalemi një minutë që të vlerësojmë veshjen e Dhuratës në videoklipin e ri!“
Në videoklip, këngëtarja na serviri me disa veshje të bukura e ndër to ishte edhe jumpsuit nga marka “Chanel”.
Ajo e kombinoi me vath të mëdhenj të bardhë dhe karfica të bardha në flokë.
Po këtë veshje e pamë edhe tek Kylie Jenner. Ajo kishte veshur kostumin “Chanel” në dhjetor të vitit 2019, në pushimet e saj dimërore.
Një kombinim më veror kishte bërë edhe Cardi B. Reperja u pa e veshur me të njëjtin kostum në gusht të vitit 2019.
Në kombinimin me aksesorë ajo zgjodhi vath të mëdhenj dhe karfica flokësh. /Prive.al