Action Bronson nesër në Prishtinë, këto janë detajet

By

Reperi shqiptaro-amerikan, Action Bronson, nesër arrin në Prishtinë për t’iu bashkuar emrave më të mëdhenj të muzikës botërore të momentit Dua Lipa dhe Martin Garrix në SUNNY HILL FESTIVAL i cili do të mbahet me 10/11 dhe 12 gusht në kryeqytet.

Arian Asllani, i njohur me emrin skenik, Action Bronson, është reper shqiptaro-amerikan nga Queens ii New York, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij dhe jo vetëm. Ai gjithashtu është autor i The Untitled Action Bronson Show, dhe Fuck That’s Delicious.

“Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të ‘Billboard’.

Gjithashtu ai është nominuar në revistën ‘XXL’ për ‘Mixtape-in’ më të mirë të vitit.

Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën “Blue Chips” të Bronson të hyjë në nominimin për pese ‘mixtape-t’ më të mirë.

Artikuj të ngjashëm