Vetëm pak ditë më parë, Melisa emocionoi me dedikimin që i bëri Andit për ditëlindje.
VIDEO: Melisa përlot Andin me surprizën e saj për ditëlindje
Por, duket se ka zhvillime të reja në raportin e çiftit.
Indikatorë për një krizë në lidhje ishin postimet e Melisës në llogarinë e saj në Instagram.
“Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”, thuhet fillimisht në shprehjen që shpërndau Melisa.
Duke parë se ka nxitur reagime të forta, postimi i parë u pasua me një tjetër.
“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”, shkruan ajo.
Dyshja nuk ndiqen më të në Instagram, dhe për më tepër postimet ku shfaqeshin krah njëri tjetrit janë fshirë përveç një postimi promocional. /Prive.al