‘Ti ti’ tashmë edhe me klip është saktësisht kënga që na duhej këtë verë

By

Si edhe kishte paralajmëruar, Noizy ka nisur shpalosjen një nga një të projekteve të verës, pjesë e albumit më të ri të liderit të OTR.

Kënga që është publikuar sot me videoklip është “Ti ti” në bashkëpunim me Elgit Dodën.

Me një ritëm unik, kënga premton që definitivisht do të jetë hit.

Kjo është reflektuar edhe në shikimet e projektit pak orë nga publikimi.

Ajo ka tejkaluar 200,000 klikime të procesuara për rreth tre orë.

Nëse nuk e keni dëgjuar (ende), bëni mirë që të mos e lëshoni. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm