Shpërthejnë komentet ‘RIP Enca’ në Instagram

By

Në orët e vona pas mesnate, kur Enca Haxhia tashmë po shënonte një moment tejet të veçantë si këngëtarja e parë shqiptare me një milion ndjekës në Instagram, një tjetër zhvillim aspak i këndshëm ka pasuar komente në Instagram.

Qindra ndjekës në rrjete sociale, kryesisht nga llogari të huaja dhe jo shqiptare, kanë komentuar nën diçiturën ‘RIP Enca’.

Duke mos pasur asgjë të vërtetë, ky budallallëk ka pasur replikë komente të fansave të këngëtares nën mbishkrimin ‘EIP, Enca is Perfect’.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që komente të tilla ndodhin tek artistë shqiptarë.

Disa javë më parë, në po të njejtën situatë kishte kaluar edhe Era Istrefi e cila duke e marrë me shaka këtë furi në rrjete sociale, kishte postuar edhe një foto duke shikuar ‘nga qielli’. /PRIVE,AL/

Artikuj të ngjashëm