Pse Angelina Jolie nuk do ta falë kurrë Brad Pittin?

By

Angelina Jolie thuhet se nuk do ta falë kurrë Brad Pitt-in pasi javën e kaluar atij iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre.

Sipas raportimeve të US Weekly, aktorja u la “e zhgënjyer keq” nga rezultati dhe mendon se beteja e tyre ligjore është “larg nga përfundimi”.

Angelina dhe Brad ndajnë fëmijët Maddox 19 vjeç, Pax 17 vjeç, Zahara 16 vjeç, Shiloh 15 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne 12 vjeç.

“Ajo kurrë nuk do ta falë atë. Angelina pohon se kjo betejë nuk ka përfunduar dhe se beson ende që drejtësia do të mbizotërojë”, ka thënë burimi i kësaj gazete.

Ai gjithashtu tha se ylli i filmit Maleficent do japë ‘gjithçka që ka’ për të apeluar vendimin në gjykatë.

Gjykata vendosi që Brad dhe Angelina të kenë kujdestarinë e përbashkët të të gjithë fëmijëve të tyre, me përjashtim të Maddox, i cili nuk është më i mitur.

Artikuj të ngjashëm