Një martesë e dështuar, varësia nga droga, burgu – dëgjoni rrëfimin e parë në “My Story”

By

Ka ditë që rubrika më e re në “Prive”, po promovohet, e cila u jep të gjithëve mundësinë t’i japin zë historisë së tyre.

Nga sonte ne platformat online te Prive do të keni rast të ndiqni rrëfime jete nga përjetime të ndryshme, si mozaiku i jetëve të secilit prej nesh, të njerëzve të zakontë të këtij vendi, përtej filtrave e xixave të glamurit.

Ngjarje qe do te na emocionojnë, do të na motivojnë, histori te cilat do t’i bashkë ndjejmë në një forme apo në një tjetër.

Rubrika e re do të nisë me rrëfimin drithërues të Antuas, i cili tregon fill e për pe jetën e tij më të gjitha rëniet dhe ngritjet.

Si ndodhi martesa në Zvicër që bekoi çiftin me tre fëmijë dhe çka çoi në ndarje. Personazhi ynë u distancua nga fëmijët për dy vjet rresht, kur në ndërkohë po luftonte me varësinë nga droga dhe në fund, burgun.

Ndiqni të plotë rrëfimin e Antuas në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm