Fifi i kundërpërgjigjet kritikave pas mbrëmjes muzikore

By

Fifi së fundi mbajti një mbrëmje muzikore në Ferizaj në nder të Pavarësisë së Kosovës.

Organizimi i mbrëmjes që mblodhi numër të madh njerëzish, dhe pas videos që ajo publikoi  në Instagram u prit me shumë kritika.

View this post on Instagram

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Këngëtarja gjatë ditës së sotme reagoi me disa video në Instastory, ku thotë se kritikat erdhën nga njerëz që mblidhen gjithë ditës nëpër kafene.

“Çdo ditë të Zotit, ju shoh juve që po komentoni këtu nëpër kafe, nëpër lokale. A nuk shpërndahet virusi ashtu? Ju që jetoni këtu, çdo ditë të Zotit pini kafe”.

“A nuk e shpërndani ju virusin? Ah, jo! E shpërndan vetëm arti, muzika, teatri, mbledhjet për filma, nëse shkon për të bërë balet, nëse organizon një dasmë,” tha më tej.

Më pas ajo reagoi edhe për të gjithë ata që thanë se ajo u pagua shumë andaj veproi kështu.

“Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qenka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë. As shteti, as ju, as kërkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar ndokush artistët të bëjnë art? Jo, jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ishallah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë”, ka thënë ndër të tjerash Fifi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm