Bearti merr ftesa nga dy super-produksione

By

Për vetëm pak javë në “Përputhen” ai mori zemrat e të gjithëve.

Me fizikun, thjeshtësinë dhe atë që përçoi tek publiku, Beart Rexhepi ndonëse në reality-shou qëndroi pak, ngeli në kujtesën e të gjithëve.

E teksa mbetet në qendër të vëmendjes për historinë e dashurisë me Tean që u kuptua vetëm dy ditë më parë, ylli i TikTok-ut që ndiqet nga qindra mijëra në këtë rrjet social ka tërhequr edhe vëmendjen e produksioneve të huaja.

Besoni ose jo, Bearti është ftuar për të marrë pjesë në dy formate “dating” të cilat bëjnë namin në nivel botëror.

‘Too Hot Handle’ dhe ‘Love Island’ kanë qenë dy produksionet nga të cilat ka marrë ftesë Bearti.

Sigurisht tashmë kur është në qiellin e shtatë të dashurisë me Tean, ftesa të tilla janë të parëndësishme por tregojnë shumë për imazhin dhe famën e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm