Top Channel e cenzuroi, Noizy reagon më ashpër se kurrë!

By

Statistika e ekspertit kosovar Valon Kerolli për fjalët më të kërkuara në Google ka nxitur një sherr.

Lajmi është pasqyruar nga Top Channel që kishte tre programet e saj në top 10she.

Por ka qenë vetëm një emër që lajmet në Top e kanë fshirë – ai i reperit Noizy.

Kjo ka nxitur reagimin e tij të ashpër në rrjet në shenjë revolte dhe mospajtimi.

“Ju mund ta bëni blur emrin tim por fakti që jam më i klikuari në top 10 që 12 vite ju nuk mund ta ndryshoni dot” – deklaron reperi.

Pjesa e fundit përmbyllet me një epitet denigrues për bashkëshortin e një prej trashëgimtareve, prezantuesin Ledion Liço.

Akuzat janë rikthim i një sherri të para pesë viteve në Top Awards ku një batutë e Ledionit për mungesën e Noizyt nuk ishte pritur mirë nga ky i fundit.

Gjatë kohës së drejtimit të ekranit nga Ben Blushi, Noizy ka dy paraqitje në emisionin e Bieta Sulos pas tërmetit por duket se tashmë kur kontrolli është rikthyer në tërësi tek trashëgimtarët e familjes Hoxha, atij nuk duhet t’i përmendet  as emri. /prive.al

Artikuj të ngjashëm