Blero thotë se Kosova pa mërgatën është si “peshku pa ujë”

By

Së fundmi, në një shëtitje më vajzën në qytetin e Prishtinës, Blero s’kishte se si të mos e vërente zbrazëtinë në rrugët e qytetit.

Ai thotë se kanë faj edhe ata që nuk ju përmbajtën masave parandaluese të përhapjes së pandemisë, dhe si rrjedhojë nuk po organizohen fluturime që mërgimtarët të kthehen në Kosovë.

Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai shkruan:

Sot dola me çikën pak në qytetin tonë të dashtun, Prishtinë dhe definitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgat! Dmth 1 korrik dhe ska shenj jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!!! Na kemi faj sepse nuk ju kemi përbajt rregullave. Tash urdhroni vllazni e motra një verë pa mërgat. Pa koment. Në fakt mirë na u ka bo se “thojshim” qe shaci…- Po shaci tka bo shpi o shiptar- tash lypni shacat. P.s në momentin kur e humb ja din vlerën. Kurr mos paragjyko”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm