Alarmi i ngritur nga Teuta duhet të na shqetësojë të gjithëve!

By

Aktorja Teuta Krasniqi ka tash e një kohë që i është përkushtuar me kohë të plotë jetesës së shëndetshme, ndikuar pak edhe nga bashkëshorti, Adonisi.

Për veganizimin si stil jetese, ajo ka folur pak muaj më parë edhe në NIN të Klan Kosova duke ndarë me shikuesit përshtypjet e saj nga ky ndryshim rrënjësor i jetës së saj.

E Teuta duket të jetë pajisur edhe me apartin që matë sasinë e nitrateve në perime, gjë që e ka dërguar në alarm.

Ajo ka ndarë me ndjekësit pamje të patateve e qepëve me nivele alarmante të nitrateve, duke treguar në këtë formë se sa e pasigurtë është industria e ushqimit në vendin tonë.

Pasi është ‘tmerruar’ me tejkalimin e shumëfishtë të normave të lejuara të nitrateve, aktorja e njohur ka përfunduar duke bërë thjerrëza për drekë, meqenëse perimet me të cilat planifikonte të përgatiste vaktin dolën të pangrënshme.

Ky alarm i ngritur nga Teuta duhet të na shqetësojë të gjithëve, pa dyshim! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm