Filmi ‘Shpia e Agës’ fiton çmimin e publikut në Francë

By

Filmi “Shpia e Agës” me regji të Lendita Zeqiraj, ka fituar çmimin e publikut në Festivalin e Filmit të  Evropës Qendrore dhe Lindore në Rouen-Normandi të Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisorja përmes një postimi në rrjete sociale.

Njoftimi i plotë i regjisores Zeqiraj:

“PO !!! FITUAJM ÇMIMIN E AUDIENCËS.

Falenderime të mëdha shkojnë për njerëzit e bukur të Rouen-it, për Festivalin dhe tërë ekipin e tyre!” shkruan Zeqiraj në Facebook.

Filmi përcjellë rrëfimin e Agës (Arti Lokaj), 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.

Në film luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë.

Ndryshe, Festivali i Filmit Një l’Est du Nouveau është krijuar në vitin 2002 në Rouen të Normandisë  dhe ka mision të bëjë zbulimin e filmave të fundit nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Artikuj të ngjashëm