Rezarta Shkurta pezullon të gjithë aktivitetin e biznesit të saj!

By

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka reflektuar menjëherë pas zyrtarizmit të rasteve të para të infektuar me coronavirus në Shqipëri, shifër që tashmë ka mbërritur gjashtë persona.

Ajo ka pezulluar të gjithë aktivitetin e biznesit të saj, ‘Hera Company’.

Mbase edhe për shkak të ndjeshmërisë së punës që ka, me fokus të vegjlit, Rezarta përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se kjo masë është marrë ‘ për të shmangur me sa të mundemi përhapjen [e virusit] dhe mbrojtjen e të vegjëlve tanë’.

Pas zyrtarizmit të rasteve të para, Shqipëria është mbërthyer nga paniku. Të gjitha tubimet publike, përfshirë koncertet janë anuluar teksa me urdhër të Ministres së Arsimit, edhe shkollat kanë kaluar në pushim të detyrueshëm dy javor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm