40 vjeçarja Caroline Flack, në fundjavë ka bërë vetvrasje në apartmentin e saj në Londër. Ajo ishte prezantuese e reality show “Love Island”, nga ku mori dhe famën në Britani.
E teksa për të nderuar ish-prezantuesen, kanali ITV ndryshoi terminin e rregullt të programit që ishte mbrëmë.
Rrjeti televiziv dolën me një deklaratë ku thanë se pas një marrëveshje me përfaqësuesi e Flack, ishte menduar që programi që dikur drejtonte “Love Island” në shenjë kujtimi për të, të mos transmetohej të dielën por të shyhej për një ditë më vonë.
Premiera e episodit të ri të këtij programi do të bëhet sonte në mbrëmje dhe i dedikohet Caroline Flack./Prive.al