A ka nisur një lidhje Edita Sopjani?!

By

Ka kaluar një kohë e gjatë prej herës së fundit kur kemi dëgjuar të reja nga këngëtarja Edita Sopjani.

26 vjeçarja që ka reduktuar në numër projektet muzikore është fokusuar në punën në televizion si fushë primare.

Duke qenë edhe mjaft diskrete, Edita nuk ka zënë vend shpesh as në portale për ndonjë lidhje të mundshme.

Si e ftuar në hejWazzup të Klan Kosova ku promovoi projektin që del sot në orën 18:00, Edita u pyet edhe për këtë pjesë. Këngëtarja deklaroi se nuk ka nisur ndonjë lidhje dhe vazhdon të jetë single duke i konsideruar lidhjen si diçka që sjell problem.

‘Nuk mendoj që më ka kalu koha për burrë siç thuhet tek na’ – u shpreh mes tjerash Edita në intervistën me Irma Xhemën dhe Enur Pakashticën. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm