Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë, është falas

By

Dua Lipa do të performojë në në Tiranë, për nder të 28 Nëntorit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,  Veliaj në një intervistë për News 24, ka zbuluar se hyrja në koncert do të jetë falas.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turneun e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë, që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete”, tha Veliaj.

Siç shtoi ai, koncerti nis në orën 20:00.

Ky koncert po mbahet në kuadër të turneut “Future Nostalgia”, të Dua Lipës.

Artikuj të ngjashëm