Në shkurt të këtij viti, përmes një koncerti madhështor në Klan Kosova, ai e festoi 50-të vjetorin e karrierës së tij.
Plot 5-së dekada në skenë edhe ende nuk është dorëzuar nga kënga.
Këngëtari Sabri Fejzullahu, sapo ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar “Aisha Dashnia”.
Tekstin e këngës së tij, kësaj here e ka shkruar artisti i njohur Pirro Çako, ndërsa kënga është në duet me Magi4. /Prive.al