Fundjava ndryshe e Zanit: Me kë mori rrugë këngëtarja?! (FOTO)

By

Kjo fundjavë, ndryshe prej të tjerave nuk e ka gjetur në shtëpi këngëtaren Zanfina Ismaili.

Këngëtarja e njohur ka vendosur të largohet nga Kosova për disa ditë, me destinacion Stambollin e Turqisë.

Nuk dihet se më kë shoqërohet Zani në këtë udhëtim meqenëse nëpër rrjete sociale është shfaqur e vetme dhe pa dashur të zbulojë shumë, sidoqoftë e rëndësishme është që ta shijojë një pushim të tillë të merituar.

Ndryshe, jeta personale e këngëtares ka qenë goxha hermetike kohëve të fundit.

Me përjashtim të disa projekteve muzikore sporadike, Zani ka preferuar të mos bëj shumë zhurmë me copëza nga privatësia e saj. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm