Kjo është kënga e vjetër shqipe që Adrian Gaxha e Enur Pakashtica po sjellin bashkë

By

Moderatori i njohur i emisionit Wazzap në Klan Kosova, Enur Pakashtica, së fundmi i është bashkuar kompanisë muzikore të këngëtarit nga Shkupi, Adrian Gaxhës.

View this post on Instagram

Kush tjeter po e pret😜?!

A post shared by ENUR PAKASHTICA (@enurpakashtica) on

Pakashtica i cili ka kohë që ka shfaqur talentin e tij në muzikë, duke rikrijuar këngët hite të artistëve shqiptarë e duke marrë pjesë edhe në talent show “X Factor”, përfundimisht po debuton me një këngë të tijën në industrinë muzikore.

Për bashkëpunëtor ka zgjedhur këngëtarin Adrian Gaxha, e kënga e tij e parë është një bashkëpunim me artistin nga Maqedonia Veriore.

Prive në edicionin e kësaj jave, solli edhe prapaskenat e xhirimit të klipit të projektit të ri, që është ripërpunim i një kënge të vjetër shqipe “Ajshe”, e cila vjen në një version simpatik nga dyshja Gaxha-Pakashtica.

Ndiqeni kronikën për më shumë detaje rreth këtij bashkëpunimi:

Artikuj të ngjashëm