Ekskluzive: Elvana flet për magjinë ‘Lejla’

By

Ishte një postim i mistershëm nga Elvana Gjata ai që pak javë më parë bëri xhiron në rrjete sociale dhe portale me dhjetëra hipoteza të mundshme.

Më pas, u kuptua se pas ngjyrës lejla fshihet projekti më i ri i këngëtares në bashkëpunim me Capital T dhe 2po2 nga Authentic Entertainment.

Por, këtu as nuk nis e as nuk mbaron efekti ‘Lejla’ që tashmë i përket asaj, Elvana Gjatës.

Projekti muzikor duket se ka shërbyer si inspirim për një set të mahnitshëm fotografik, i cili ishte arsyeja që Elvana me bashkëpunëtorë ia mësyu Italisë pak ditë më parë.

E kontaktuar nga Prive, këngëtarja e hitit ‘Njësoj’ tregoi se idea e setit dhe koleksionit ka lindur shumë natyrshëm gjatë procesit të realizimit të këngës dhe videos së re.

‘Valdrini ka një lidhje të fortë me muzikën. Sapo e dëgjoi ‘Lejla’ u ‘çmend’. Shumë natyrshëm pa asnjë strategji na lindi ideja të bënim një mini koleksion vetëm në këtë ngjyrë. Një ndjesi mbretërore, fisnike, të mistershme dhe me shumë romancë brenda’  – u shpreh këngëtarja.

Mes tjerash, Elvana ka falemnderuar mikun dhe bashkëpunëtorin e saj për besimin në këtë koleksion, gjatë punës për të cilin ka mësuar shumë.

‘Për mua ishte një emocion i ri, eksperiencë e re dhe ngacmuese për të bërë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen’ – shtoi Elvana duke nënvizuar.

Ekskluzivitetin e këtij koleksioni do ta ketë dyqani Altar në Tiranë. Trendi i ri, sërish #SiElvana duket të jetë i pashmangshëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm