Sabri Fejzullauh u dekorua nga Thaçi, ndërsa Blero ka dy fjalë për institucionet

By

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar dje me Medalje Presidenciale të Meritave Sabri Fejzullahun.

Thaçi tha se Fejzullahu tërë jetën na ka argëtuar me këngë dhe me humor.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli”.

Ndërsa është Blero më pas ai që e ka vlerësuar shumë këtë dekoratë për Fejzullahun madje duke e cilësuar atë edhe si legjendar.

“Mirë që u vetëdijesuan edhe këta për mirënjohje të tillë. Në fakt ti nuk ke nevojë për mirënjohje të tilla. Ve populli ta ka dhënë mirënjohjen që nga dita e parë”, ka shkruar Blero. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm