Presidenti i Kosovës, Hashim e ka dekoruar sot me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës” këngëtarin Ilir Shaqiri.
Në arsyetimin e tij, Thaçi ka pohuar se shumë dëshmorë dhe ushtarë të UÇK-së janë përjetësuar me këngët e këngëtarit.
“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa dje, Thaci e ka dekoruar me medalje presidenciale të meritave edhe këngëtarin Sabri Fejzullahu. /Prive.al
![Image may contain: 3 people, people smiling, suit](https://scontent-waw1-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/52016111_2470776246326053_7773726248383021056_o.jpg?_nc_cat=103&_nc_ht=scontent-waw1-1.xx&oh=38851c04162e61156bcf0a82781a10eb&oe=5CE10CA2)