Kënga e saj e ngjashme me të Rihanna-s? Reagon Rina Balaj

By

Që nga lansimi i këngës dhe videoklipit “Bad Rosita” të shumtë ishin ata që e krahasonin atë me “Te Amo” të Rihanna-s.

Ndonëse të dy këngët trajtojnë një temë të ngjashme, teksti dhe vija melodike janë vit drite larg njëra tjetrës.

Pas disa javësh, Rina më në fund reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Dhe meqë ra fjala…lajmi i fundit….kjo këngë vshtë këngë origjinale e bërë nga unë. Po, po, po, ka storien e njëjtë me “Te Amo” të Rihannës, por vazhdon të mos jetë e njëjtë. Ndaloni së tentuari të gjeni këngë që nuk ekziston, që mendoni se e vjedha, jeni qesharak të gjithë”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm