Ronela Hajati paska pasur një problem gjatë xhirimeve të klipit të ri

By

Ronela Hajati tashmë ka zbuluar se një këngë solo vjen së shpejti.

Pas suksesit të dy bashkëpunimeve me reperin Don Phenom, këngëtarja ka realizuar një këngë e cila titullohet “Lage”, klipi i së cilës veç ka përfunduar.

Gjithçka do të jetë gati shumë shpejt, të paktën kështu ka thënë Ronela përmes Instagramit.

Por, këngëtarja paska pasur një problem gjatë xhirimeve.

Siç shihet në foton e mëposhtme Ronela ka zbukuar flokët me penj të trashë me ngjyrë të kuqe.

“Ju nuk do ta kuptoni kurrë sa rëndonin këto flokë”, shkroi ajo duke lënë të kuptohet se pesha që kishte në flokë ishte e rëndë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm