Marina ia huq keq në emërtime?!

By

Një prej postimeve të fundit në rrjetin social Instagram nga prezantuesja Marina Vjollca ka habitur jo pak, me theks të vecantë fansat nga Kosova.

Kanë qenë emërtimet që shpalosin dallimet në kuptimin etimologjik të nocioneve mes Kosovës e Shqipërisë ato që kanë shkaktuar konfuzion.

Në një pjatë me shpageta të cilat bukuroshja nuk i ka refuzuar as në orët e vona të natës, ajo atyre iu është referuar si makarona.

Në fakt, Marina nuk është se ia ka huqur në emërtim por pastave në këtë formë i referohen shumica e popullsisë andej kufirit.

Për sa i përket ushqimit, është për t’u pasur lakmi fakti se si me gjithë apetitin të cilit nuk i reziston as pas mesnate, prezantuesja e njohur vazhdon të jetë në top formë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm