Akuzat për djegien e makinës së Florit: Reagojnë artistët e njohur!

By

Ditë më parë në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes u shënua një ngjarje jo e këndshme për njërin prej artistëve më të mirë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Flori Mumajesin të cilit qëllimisht i’u dogj makina e cila po qëndronte në parkingun afër studios së tij.

E me të dalur lajmi nëpër mediat e shkruara u hodhën edhe qindra hipoteza se kush mund t’ia ket bërë këtë të keqe.

Disa media shkuan aq larg sa që edhe akuzuan artistët Stine dhe vëlletërit Endri dhe Stefi Prifti me të cilët Flori hasi në probleme në dy edicionet e fundit të ‘Këngës Magjike’.

E duket se këta të fundit nuk u ndien aq mirë me këto etiketime sa që nga Amerika e largët morën mundin të reagojnë për këtë çështje të paktën përmes një statusi të shkruar në Instagram. /Prive.al/

Ky është postimi i plotë i artistëve:

“Ju pershendes ne mes te luleve ?? . Mbrekullia vete , po ja degjova deri ketu ne Las Vegas erdhi lajmi ??. Ne po shijojme disa dite pushimi me miqte tane duke vazhduar me tej , me koncertet tona ne gjith Ameriken e bukur. Per tu cuditur nuk mendoja se do arinin te mendonin deri ketu. Ne kemi lindur edhe ritur se bashku me muziken, i kemi sherbyer dhe na ka sherbyer ne jeten tone. I kemi sherbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka sherbyer per keta qe Jemi dhe per te jetuar ne dashuri me familjet tona, me shoke e me miq, qe gjith jeten japim dhe marim dashuri dhe respect. Ne mund te debatojme per muziken dhe shijet tona, per me teper kur ato i bejme te hapura dhe publike, shprehim mendimin tone te sinqerte per festivalet etj rreth muzikes, por nuk kemi menduar ndonjehere te bejme gjera kaq te cpifura sic po flitet andej per djegien e nje makine. Ne i urojme shendet edhe 10 makina te tjera te kete cdokush ne ate vend , ne e pergezojme dhe i urojme zoti ja shtofte cdokujt te mirat. Keta Jemi ne, kjo eshte e verteta jone, kjo eshte krenaria jone dhe faqe bardhesia jone transparente. Gezuar festat te gjitheve me shendet dashuri e gjith te mirat?? I love you?? @stefiprifti07 @[email protected] @kla @[email protected]_gjoka @anilabasha @[email protected] @dejvi.serjani @[email protected]

Artikuj të ngjashëm