E papritura sapo ndodhi mes Tunës dhe Dafinës

By

Bashkë arritën që në 2010-tën të krijojnë një prej hiteve të padiskutueshme në diskografinë moderne shqiptare.

‘Vibe’ nga Dafina, Tuna dhe 2po2 vazhdon akoma të mbahet mend e të dëgjohet por për vite të tëra më nuk dëgjuam nga shoqëria e dy vajzave.

Jo shumë kohë pas hitit, për arsye të paqarta e të shoqëruara me dhjetëra spekulime, Dafina dhe Tuna i prishën punët mes vete.

Se gjërat nuk ishin ç’tensionuar, u kuptua vitin e kaluar kur emisioni Wazzup në Klan Kosova transmetoi një sekuencë që shfaqte Tunën teksa ‘zhduk’ pjesën e refrenit nga Dafina duke e modifikuar në version të saj ‘Vibe’-in për koncerte (ndiqe KËTU).

Megjithatë, edhe relacioni aspak miqësor mes dy prej pop-këngëtareve më të suksesshme duket që fatmirësisht i takon tashmë të kaluarës!

Kjo është lënë të kuptohet nga zhvillimet e fundit dhe sinjalet nga Dafina dhe Tuna.

Dy këngëtaret sot kanë filluar ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale duke mos shtrënguar dorën edhe për pëlqime në fotografitë më të reja të Sejdit e cila në pak ditë pritet të bëhet nënë.

Ndryshe, ky zhvillim hyn në vargun e vendimit të Dafinës për të rehabilituar miqësitë e shkatërruara ndër vite. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm