Capital T nderohet me çmim nga qyteti i Krujës – reperi ka disa fjalë

By

Capital T është nderuar me çmimin “Skënderbe” nga qyteti i Krujës.

Reperi hyri në Instagram për të ndarë disa fotografi të realizuara në këtë qytet në të cilin ai tha se kaloi kohë më së shumti kur ishte fëmijë.

Artisti pati disa fjalë të mëdha pas nderimit që iu bë.

“Kruje o qytet i bekuar… Jam tejet mirenjohes dhe i lumtur qe qyteti te cilin kam vizituar me se shumti qe kur isha femije, me nderoi sot me kete çmim. Nje thuper e vetme thyhet kollaj por te bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptaret kur jane te bashkuar ngrihen veç lart… Jam i lumtur qe Kruja bashke me historine qe ka mbi supe me beri sot te ndihem i privilegjuar duke me dhene titullin “Skenderbe” dhe Mirenjohjen e Qytetit keshtu duke me motivuar per te bere me shume. Trim Ademi ju falenderon me zemren te mbushur plot emocion, Capital T ju premton qe do ta ktheje gjithmone koken nga historia e kombit me ane te artit te tij”, ka shkruar ai.

Nëse ende nuk e keni marrë vesh, Capital T do të mbajë koncertin recital më 19 të këtij muaji që i bie pasnesër.

Koncerti do të ketë edhe emra të tjerë të estradës të cilët i janë bashkuar atij në këtë organizim recital./Prive.al

View this post on Instagram

Kruje o qytet i bekuar… Jam tejet mirenjohes dhe i lumtur qe qyteti te cilin kam vizituar me se shumti qe kur isha femije, me nderoi sot me kete çmim. Nje thuper e vetme thyhet kollaj por te bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptaret kur jane te bashkuar ngrihen veç lart… Jam i lumtur qe Kruja bashke me historine qe ka mbi supe me beri sot te ndihem i privilegjuar duke me dhene titullin “Skenderbe” dhe Mirenjohjen e Qytetit keshtu duke me motivuar per te bere me shume. Trim Ademi ju falenderon me zemren te mbushur plot emocion, Capital T ju premton qe do ta ktheje gjithmone koken nga historia e kombit me ane te artit te tij. 🇦🇱 #Proud #WeAlbanians #History #Kruja #Skanderbeg

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Artikuj të ngjashëm