‘Prangoset’ Ardian Bujupi!

By

Javë më parë bëmë publik lajmin se Ardian Bujupi e Xhensila Myrtezaj janë në përgatitje të një dueti, e po ashtu që artisti është në finalizim e sipër të një produksioni muzikor në gjuhën gjermane.

Mirëpo, këtyre projekteve i parapriu bashkëpunimi me një artist gjerman Payy. Kënga mban emrin “Handschellen”, që në shqip do të thotë ‘Pranga’ e mbi titullin e saj është ndërtuar edhe fabula kryesore e klipit.

Kënga është prodhuar nga Remoe & Kostas Karagiozidis dhe që nga 19 janari është publikuar në YouTube.

‘Handschellen’ është pjesë e albumit ‘Zero’ të Payy./Prive.al

Artikuj të ngjashëm