Zyrtarizohet: Kjo gazetare do ta rivalizojë Blendi Fevziun nga Top Channel

By

Është zyrtare! Top Channel emisionin politik për sezonin e ri ia beson një gruaje.

Sidoqoftë, konkurencën e drejtpërdrejtë me Blendi Fevizun nuk do e bëj Rudina Xhunga, ish gazetarja që u përfol se do rikthehet në Top pas tre vitesh.

Image result for rudina xhunga

Siç edhe u raportua së fundmi, Eni Vasili është transferi për emisionin qendror politik, transmetuar të hënave dhe të enjteve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë televizioni përmes një shkrimi online në të cilin premtohet se programi do përbëjë risi në koncept por edhe studio, duke mos u quajtur as ‘Top Story’ e as ‘Studio e hapur’, nën logon me të cilën jemi mësuar ta shohim Eni Vasilin në kanalet paraprake.

‘Top Story’ do rikthehet por si format investigativ, ndryshe prej asaj që sillte në ekran Sokol Balla, i larguar pas 12 vitesh në Dhjetor të 2017-tës.

Kujtojmë se në fillim të Qershorit u fol për javë të tëra për transfer të Blendi Fevziut në Top por negociatat nuk përfunduan me sukses. Tashmë, konkurenca e drejtpërdrejtë e Blendit do jetë Eni, e cila edhe paraprakisht s’ka përtuar të përplaset me Fevziun mbi çështjen e të bërit emisione politike dhe audiencës. /Prive.al

Image result for ben blushi blendi fevziu

Artikuj të ngjashëm