Pasi fshiu të gjithë ndjekësit nga Instagrami, ky është veprimi i fundit i Mozzik!

By

Gjatë muajit shtator, Mozzik rikthehet me këngë të re.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, konkretisht Instagramit, të cilin reperi e përdorë shumë.

Ai postoi një fotografi me producentët e huaj, me të cilët ka punuar së fundmi pas prishjes së kontratës me kompaninë e vjetër, On Records.

Para pak ditësh, artisti hoqi të gjithë ndjekësit nga Instagrami, duke mos dhënë ndonjë arsye, por tha ‘shihemi në shtator’.

Projekti i tij i fundit ishte ‘Papa’ i cili arriti miliona klikime në youtube përgjatë gjithë muajit gusht.

Mozzik thuhet se është në pritje për t’u bërë baba, por akoma as ai e as e dashura e tij, Loredana, poashtu këngëtare, nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë, edhe pse fansat kanë vënë re shumë ndryshime tek ajo.

Reperi ka kohë që po jeton pranë saj në Zvicër, atje ku ajo është rritur.

Vlen të përmendet se Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo nuk kanë qenë të pranishëm në asnjë koncert gjatë kësaj vere, dhe as nuk do të jenë gjatë tërë vitit.

Para disa muajsh, në një intervistë për Prive, Getinjo tha se bashkë kanë disa plane të mëdha të cilat pasi të realizohen do t’i shohim në skenat e klubeve të natës.

Deri atëherë, presim projekte të reja nga të dy./Prive.al

Artikuj të ngjashëm