Për herë të parë: Unikkatili vjen me videoklip! (FOTO)

By

Më në fund fansat e Unikkatilit kanë mundësi ta shohin atë në një videoklip.

Mesa duket reperi dhe Bloody Alboz kanë nisur xhirimet e një klipi, dhe këtë e ka bërë të ditur Klepto përmes një fotografie të postuar në Instagram.

Sipas imazhit, videoklipi do të përmbajë edhe pamje nga koncerti madhështor i Unikkatilit i mbajtur më 4 gusht në stadiumin e Durrësit.

Asnjë detaj tjetër nuk është me dije, përveç që dihet se Katili për herë të parë në karrierë po realizon një video për fansat e tij.

Siç e dijmë, artisti kurrë nuk nxori klip pasi këngët e tij dilnin vetëm me audio në youtube.

Unikkatili këtë vit ka qenë aktiv pasi solli këngë dhe ishte i pranishëm në dy koncerte, një në Zvicër dhe tjetri në fillim të këtij muaji në Durrës, duke stërmbushur stadiumin.

Reperi i njohur që jeton e vepron në Amerikë, në lidhje me klipin, ka qëndruar I heshtur, mirëpo ndoshta gjatë ditëve në vazhdim do na njoftoi rreth këtij lajmi të mirë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm