Përmes portalit Prive.al ju njoftuam me kohë për ecurinë e punës në këngën e Gold AG dhe Shyhrete Behlulit.
E ashtu siç paralajmëruam, kënga do jetë gati në ditët e parë të muajit Mars.
Ka qenë vetë reperi Gold AG i cili përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar datën 4 mars dhe orën 20:00 si momentin e publikimit të ‘Dashnia e nanës’.
Kjo këngë që po pritet me pa durim nga shumë fansa hyn në listën e gjatë të projekteve që Ariani po i servon publikut teksa për Shyhreten përbën një risi marrë shkas nga lloji diametralisht i kundërt i muzikës që dyshja kultivojnë. /Prive.al/