Kanye West do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Të lartpërmendurit do të diskutojnë për reformën në burgje, dhunën ndërmjet grupeve të ndryshme si dhe ringjalljen e prodhimit në SHBA.
Takimi do të realizohet pothuajse katër javë para zgjedhjeve afatmesme që do të mbahen në nëntor.
Këngëtari, i cili ishte i zëshëm në mbrojtjen për Trump, gjithashtu do të takohet me këshilltarin e lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner.