Transformimi drastik i Shkenda Dubovës në 2019-ën (FOTO)

By

Këngëtarja Shkenda Dubova këtë vit që po e lëmë pas do ta mbajë mend gjatë mes tjerash edhe për arsyen e transformimit drastik që solli në trupin e saj.

Përgjatë 2019-ës, Shkenda ka rënë plot 20 kilogramë në peshë, siç ka zbuluar vetë përmes një postimi në rrjete sociale ku shpreh gëzimin për këtë sukses të arritur.

‘Vitin 2019 po e lë pas me 20kg më pak, por me shumë energji pozitive dhe njerëz të mirë afër meje. Jam mirënjohëse për të gjithë respektin, punën e palodhshme dhe dedikimin e të gjithë të afërmve, miqve dhe dashamirëve. Shpresojmë që së bashku, vitin e ardhshëm të jemi edhe më të hareshëm dhe të kemi shëndet dhe jetë më të mirë. Urime viti i ri 2020!’ – shprehet Dubova në postimin e bërë.

Të shumta kanë qenë komentet për këtë transformim me të vërtetë inspirues. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm