Zgjerohet brendi Valdrin Sahiti: Së shpejti edhe në Shkup

By

Për vite të tëra me rradhë, brendi Valdrin Sahiti ka fortifikuar pozicionin si lider në fushën e vetë për Kosovë.

Vitin e kaluar, ‘Altar’ çeli siparin edhe në Tiranë por trendi duket se nuk ka ndalje.

Shumë shpejt, veshjet e Valdrin Sahitit do të jenë edhe në Shkup.

Ka qenë vetë dizajneri ai që përmes një postimi në rrjete sociale e ka konfirmuar hapjen e dyqanit në kryeqendrën e Maqedonisë brenda pak ditësh.

Park Residence krah lumit Vardar është lokacioni i zgjedhur për lokalin që sjell koleksionet e dizejnatorit shqiptar në tregun e Maqedonisë.

Synimet për zgjerim të biznesit nuk mbarojnë me kaq. Vetë Valdrini i ka zbuluar dy lokacionet e ardhshme të piketuara, Los Angeles dhe Parisin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm