Sepse vetëm ditëlindjet nuk mjaftojnë: Tuna shënon gjashtë mujorin e Tianit

By

Fiks gjysmë viti më parë cdo gjë ndryshoi në jetën e këngëtares Tuna Sejdi.

Në muajin Maj erdhi në jetë Tiani, fëmiu i parë i këngëtares që ndryshoi për 180 gradë jetën e këngëtarës.

Në këtë gjysmë vit, gjithçka është rrotulluar për Tianin dhe ky moment i veçantë i gjashtë mujorit nuk kishte se si të kalonte pa u vërejtur.

Tuna i ka realizuar një set fotografik Tianit, pjesë nga i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale nën mbishkrimin: “Dhe kështu, kaloi gjysmë viti nga jeta jote. Të shihje ty të rriteshe dhe të ndryshoje ka qenë eksperienca më e bukur e jetës sime. Ia vlen çdo shenjë dhe natë pa gjumë. Qofsh gjithnjë djali kurioz, aventurier dhe i qeshur që je sot!“.

Edhe 100 për Tianin! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm