Zbulohet se si rri në formë Mimoza Shkodra (FOTO)

By

Në ditët e sotme, palestra është bërë destinacioni i pothuajse të gjithë të famshëmve. Shkurt e shqip, stil jete.

Fotografi nga ushqime të shëndetshme, salla fitnesi e reklamim i imazhit trupor, janë postimet e tyre në rrjetet sociale.

Por një mënyrë krejt ndryshe të të qëndruarit në formë e ka këngëtarja Mimoza Shkodra.

As palestër e as ushqim i shëndetshëm me pak kalori. Është flija, ky ushqim tradicional pas të cilit shqiptarët lënë kokën.

Përmes profilit të saj në instagram, Mimoza ka publikuar një fotografi ku shihet duke pjekur flinë me saç, një formë kjo e vjetër e gatimit të këtij ushqimi.

Veshur me një fustan që i tregonte bukur format e me atlete në këmbë, ajo po e piqte flinë me një lehtësi të madhe.

Por format e saja trupore mjaft fit, tregojnë të kundërtën, e ajo ndoshta kurrë nuk ha ushqime të tilla.

Nuk mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë këngëtares “bon apetit”.

 

Artikuj të ngjashëm