Zbulohet një tjetër detaj befasues për Loredanën

By

Portali ‘20min.ch’ ka zbuluar sot detaje të reja në lidhje me çështjen e Loredanës, e cila dyshohet për përvetësim të rreth 700,000 frangëve nga një çift zviceran.

Sipas asaj që shkruan portali, artistja nëse shpallet fajtore, mund të dënohet me gjobë ose 5 vite burg.

Megjithatë, është një tjetër detaj i cili e pret Loredanën nëse shpallet fajtore!

Ajo nuk është shtetase zvicerane dhe mban vetëm shtetësinë e Kosovës! Në raste të tilla, shpesh aplikohet masa e ekstradimit në shtetin e origjinës dhe ndalesa e hyrjes në Zvicër, pas përfundimit të dënimit. Varësisht nga rastet dhe krimi i kryer, persona të tillë shpesh nuk e mbajnë dënimin shkaku i shpenzimeve dhe thjesht depërtohen në shtetin në të cilin mbajnë shtetësinë.

Edhe pse Loredana është rritur në Luzern dhe ka vijuar shkollën, ajo ka vetëm shtetësi kosovare. Kjo është konfirmuar nga prokurori i kantonit të Luzernit.

Siç zbulon hulumtimi i 20min, reperja ka dashur të bëhet zvicerane. Në fund të vitit 2013, ajo ka aplikuar për procesin e shtetësisë. Aplikacioni, megjihtatë është kthyer prapa ose është refuzuar. Pse nuk ka funksionuar natyralizimi, nuk dihet. Komuna nuk ka dashur të komentojë rastin për shkaqe të privatësisë.

Artikuj të ngjashëm