Ermali uron motrën e tij me rastin e ditëlindjes përmes një kolazhi fotografishë sa ishin fëmijë!

By

Relacionet vëlla-motër, Ermal Fejzullahu shpeshherë ka ditur të mos i mbajë vetëm për vete duke i shfaqur kështu edhe në publik.

Të gjithë e kujtojmë këngën ‘Trashe trashe’ të interpretuar nga Ermali e Bulza sa ishin fëmijë.

Raportet e tyre kanë mbetur pothuajse të njejtat duke mos u lëkundur aspak dashuria dhe respekti që ata kishin edhe pse tani më jetojnë me mijëra kilometra larg njëri tjetrit.

Dita e sotme shënon një ditë mjaft të rëndësishme për Bulzën e cila feston ditëlindjen e saj, e urimi i vëllaut të vogël nuk do të mund të mungonte assesi.

Përmes një kolazhi fotografishë sa ishin fëmijë dhe një urimi plot dashuri Ermali zgjodhi ta befasojë motrën e tij në këtë ditë speciale.  /Prive.al/

“Urime ditelindjen motra ime @bulza.fejzullahu.abazi te uroj shendet e krejt te mirat ne jete ty dhe familjes tende ….miss u everyday ….”

 

Artikuj të ngjashëm