Stresi tronditet nga dalja e Getinjos: “Dal edhe unë direkt”

By

Spektakli i sotëm i natës Prime të Big Brother VIP Kosova, ka transmetuar për audiencën një mori momentesh voluminoze dhe të papritura.

I tillë ishte edhe reagimi i Stresit, pasi e morri lajmin që Getinjo do të largohet nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, i cili ka shpërthyer në lot dhe në një moment ka shkuar tek dollapi i rrobave të veta duke shprehur revoltën e tij karshi kësaj ngjarjeje.

Stresi fillimisht ka thënë se nuk pranon të rrijë në shtëpi pa mikun e tij, Getinjon. Por, më pas është qetësuar.

Pos, Stresit, rëndë lajmin e ka përjetuar edhe e dashura e Getinjos, Vivien, e cila nuk i ka ndalur lotët për minuta me radhë që pas daljes së rep artistit nga shtëpia.

Artikuj të ngjashëm