Zbulohet destinacioni përrallor ku do ta kalojnë muajin e mjaltit Blero dhe Afrona

By

Këngëtari Blerim Muharremi dhe modelja Afrona Dika, do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë këtij muaji, saktësisht me datën 21.

Tashmë është zbuluar se do kenë mbi 600 të ftuar, me shumë të famshëm në mesin e tyre.

Pas dasmës, çifti ka vendosur të shkojë në një vend përrallor.

Ka qenë Afrona ajo e cila e ka zbuluar ku do ta kalojë muajin e mjaltit bashkë me burrin e saj të ardhshëm.

Modelja hyri në Instagram dhe postoi një foto të Hawaii-t mbi të cilin shkroi: “Mezi po pres”.

Ndryshe, ceremonia e dasmës së tyre pritet të jetë madhështore dhe e kuruar deri në detaje./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm