Zbulohen të tjerë emra të artistëve që do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Festival

By

Festivali “Sunny Hill”, ashtu si vitet tjera edhe këtë vit do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Kështu kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu në njoftim thuhej se për shkak të kufizimeve të hapësirës në Gërmi, Festivali këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve.

Së fundmi, në llogarinë zyrtare të festivalit në Instagram, janë njoftuar edhe disa emra të tjerë të artistëve që do të përfmojnë krah artistëve të tjerë – emrat e të cilëve janë zbuluar gradualisht.

Edhe këtë edicion rikthehen Mc Kresha me Lyrical Son. Gjithashtu ndër artistët e tjerë që do të ngjisin skenën janë Lluni, Kreshnique, Erno dhe Semi. /prive.al

Artikuj të ngjashëm