Liberta Spahiu ju prezanton gurët me efekte çudibërëse për lëkurën

By

Vlogu i radhës nga Liberta Spahiu ka të bëjë me gurët të cilët kanë benefite të jashtëzakonshme shëndetësore.

Së pari moderatorja ju prezanton gurin e Zhades që po përdor për lëkurën e saj.

Përdorimi i gurit zhade për lëkurë nuk është një koncept i ri – ky është përdorur për shekuj në mjekësinë tradicionale kineze.

Kjo pajisje e punuar nga guri zhade, paraqet një koncept shumë të thjeshtë – guri është relativisht i ftohtë në prekje, dhe ka aftësinë të qëndrojë i freskët edhe kur vjen në kontakt me lëkurën.

Kjo ftohje ndihmon në masazhimin e lëkurës tuaj, zvogëlimin e ënjtjes nga lodhja, stimulimin e gjëndrave limfatike, redukton rrudhat e vogla dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Si ta përdorim pajisjen me gurin zhade?

Teknika është jashtëzakonisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për përdorimin e kësaj pajisje. Filloni me një fytyrë të pastër me një vaj fytyre apo serum të zgjedhjes tuaj.

Filloni nga mjekra deri tek mollëzat me një shtypje të lehtë, duke mbuluar kështu një gjysmë të fytyrës tuaj. Minimumi i lëvizjeve në të njëjtin vend është 3-4 herë. Tek pjesa poshtë syve përdorni gurin më të vogël të pajisjes me lëvizje poshtë-lartë, përsëri me presion të lehtë. Të njëjtën teknikë e përdorni edhe kur vazhdoni me masazhimin e ballit.

Pas gurit zhade, Liberta prezanton edhe një gur tjetër që ka zënë vend në rutinën e saj. Bëhet fjalë për gurin që përdoret për teknikën kineze Gua Sha.

Gua sha është një terapi natyrale, alternative që përfshin masazhimin e lëkurës tuaj me një gur për të përmirësuar qarkullimin tuaj. Kjo teknikë e lashtë kineze ofron një qasje unike për shëndet më të mirë, duke adresuar çështje si dhimbja kronike.

Ashtu siç e përshkruan Liberta, kjo teknikë është shumë e mirë për largimin e stresit dhe tensionit, e gjithashtu redukton dhembjen e kokës dhe migrenën.

Këtë gur mund ta përdorni edhe vet në shtëpinë tuaj. Merrni gurin dhe në pjesën e qafës gjeni unazat që përqafojnë formën e gurit. Në këtë mënyrë ju e tërhiqni lart deri tek koka, prapë me presion të lehtë.

Teknika Gua Sha mund të aplikohet edhe në fytyrë. Pasi të keni aplikuar vaj, krem hidratues apo serum të zgjedhjes tuaj, me pjesën e rrafshët të gurit e tërhiqni nëpër pjesët e lëkurës tuaj.

Për një përshkrim vizuel hap pas hapi më së miri e paraqet Liberta Spahiu në vlogun e saj, që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm