2017-tës i kanë mbetur edhe pak ditë për të përfunduar, e si gjithmonë fokusi është në stacionet televizive dhe menytë që ofrojnë në netët festive.
Klan Kosova ka menduar të sjell dhjetra emisione, për të nisur sa më mbarë vitin e ri.
Duke filluar nga koncerti unikal i muzikës shqipe ku kënduan Kastriot Tusha, Vikena Kamenica, Manjolla Nallbani, Selami Kolonja, Yllka Kuqi e Leonora Jakupi.
Teksa, risi do të jenë emisionet e Klan Kosova nën prezantimin e personazheve të njohura në fusha të tjera si: Nin do të ketë drejtues Flori Mumajesin, Prive Kaci Lleshin, Blerta Deliu merr timonin e Familja Ime, Shpend Ahmeti do të jetë në Ora 7, Presidenti Hashim Thaçi në Zona B e shumë emra të tjera.
Të gjitha surprizat e Klan Kosova mund ti kuptoni në materialin e përgatitur./Prive.al