Ramë Lahaj do të mbajë koncertin e tij në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Kosovari me zërin e bukur, u bë pjesë e operave më të njohura botërore, si ajo e Sydney në Australi e në Paris, duke u miqësuar edhe me njërin ndër ikonat e këtij zhanri muzikor, Plácido Domingo.
Në maj të vitit 2018, tenori me ftesë nga Ambasadorja Apostolova për herë të parë prej kohës kur nisi të merrte famë, mbajti koncert në Prishtinë, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Kosovë, e tani “Ramë Lahaj & Friends”me një performancë për të mos u humbur në Kosovë.
Tenori i famshëm kosovar ka mbajtur kohët e fundit koncerte nëpër shumë skena botërore, ndërsa tani është edhe radha e Prishtinës.
Vetë Lahaj ka treguar se ai do të sjellë në “Sheshin Skenderbeu” në Prishtinë këtë koncert, më 1 gusht.
“Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoi se me datën 1 Gusht 2019, në orën 20:30, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbajnë koncertin Rame Lahaj & Friends. Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku.Koncerti do te jete i hapur per te gjithë!“ – ka shkruar tenori në njoftim. /Prive.al