Në fillim të shtatorit u raportua se komediani dhe aktori i famshëm, Kevin Hart ishte aksidentuar rëndë me makinë. Ndonëse aktori ishte lënduar rëndë ai fatmirësisht ishte larg rrezikut për jetën.
Sot detaje të reja në lidhje me aksidentin janë publikuar. Shoferi i makinës së komedianit Kevin Hart‘ ishte duke lëvizur në mënyrë të pamatur dhe shkaktoi përplasjen e 1 shtatorit që plagosi rëndë Hart, thanë autoritetet në një raport të lëshuar për media.
Shoferi përshpejtoi në një kthesë në autostradën Mulholland dhe humbi kontrollin e makinës, makina rrëshqiti dhe përplasi në një pemë sipas raportit nga Patrulla Highway California.
Hart ende po shërohet nga përplasja dhe po i nënshtrohet terapisë fizike në shtëpinë e tij, tha avokati i tij.
Burimi: Eonline.com