Se jehona e këngës ‘Karma’ nga Flori, Klajdi, Bruno dhe Vicky po merr shtrirje ndërkombëtare, iu njoftuam më herët pas futjes së këngës në playlistën latine të VEVO-s, gjigandit që ka nën menaxhim për pjesën online artistët më të mirë botërorë.
Por, pa kaluar shumë kohë, kënga ka mbërritur besoni ose jo, edhe në Rusi!
Ka qenë një prej frizereve më të njohura në Moskë ajo që përmes InstaStoryt ka ndarë sekuenca të këngës duke komplimentuar Flori Mumajesin.
Sasha Kabaeva e cila është një yll i rrjeteve sociale me postimet e saj ka një audiencë që i afrohet shifrës së gjysmë milioni të ndjekësve të cilët kanë mundur të njihen me projektin ‘Karma’ i cili mban vulën e një shqiptari.
Goxha simbolikë. /Prive.al/